Rihanna duket e mrekullueshme në fotosesionin e ri për “Bazaar” - Bota Sot
Rihanna duket e mrekullueshme në fotosesionin e ri për “Bazaar”

Mediale Vip

Rihanna duket e mrekullueshme në fotosesionin e ri për “Bazaar”

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:53
Rihanna

Rihanna ka pozuar për numrin e ri të revistës “Bazaar”.

Në moshën 32-vjeçare, Robyn Rihanna Fenty tashmë është një ikonë. Por sekreti i suksesit të saj në biznesin e bukurisë mund të qëndrojë në mënyrën sesi ajo ka rimagjinuar se çfarë do të thotë të jesh njësh, shkruan Bazaar.

Në vitin 2007, Rihanna kishte publikuar albumin e tretë “Good Girl Gone Bad”, ndërsa ishte ndër artistet më të ‘nxehta’ në botë.

Ajo ishte një vajzë me ngjyrë që u bë e famshme, ndërsa gjithmonë tentoi të ngrit kauzën për njerëzit me ngjyrë.

Këngëtarja është ndjerë gjithmonë si një nga ne,  ajo ka më shumë se 85 milionë ndjekës në Instagram dhe fama e ka ndihmuar t’i kalojë pengesat në rrugë.

Së fundi, ajo hapi fondacion me emrin e gjyshes së saj, për të ndihmuar në krizën ndaj pandemisë. Rihanna ishte ndër të famshmit e parë që foli për vrasjen e George Floyd.

Krahas suksesit në muzikë, ajo ka ndëraur edhe një perandori të modës e bukurisë, e cila përfshin një linjë grimi, Fenty Beauty; një shtëpi me modë me qendër në Paris që ajo krijoi në partneritet me konglomeratin luksoz LVMH, Fenty; një koleksion i të brendshmeve gjithëpërfshirës, ​​Savage X Fenty; dhe linjën e re të shumë të parashikuar për kujdesin e lëkurës që doli në korrik, Fenty Skin.

Rihanna arriti sukses edhe në këtë industri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat