Edhe Dani si Labi, nuk beson në koronavirus - Bota Sot
Edhe Dani si Labi, nuk beson në koronavirus

Mediale Vip

Edhe Dani si Labi, nuk beson në koronavirus

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 22:39
Dani

Edhe Ramadan Krasniqi i takon grupit të skeptikëve që nuk i besojnë ekzistencës së koronavirusit.

Ai deklaroi se nuk beson në COVID-19 dhe thotë se numri i vdekjeve përpara ka qenë më i madh nga sëmundjet tjera.

“Grip ka pasë çdo herë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky – po thojnë se ka plot sëmundje e në kuadër të tyre edhe COVID-19. Kjo për mua nuk është e akspetueshme aspak. Shpresoj të jem gabim, por s’besoj që jam”.

“Unë s’besoj për veti. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky koka viç, koka lopë, debill, por njerëzit vdesin”.

Madje, Dani thotë se mjekët i kanë thënë se është i sëmurë prej virusit, por ky thotë se s’ka gjë.

“Shkova me i qit dy stentat ma bënë film, jo është sëmurë prej COVID-19. Unë? Të shtunën u ktheva, të dielën dola më shokë dhe çdo ditë tjetër. Pse more? Më falni! A i keni kryer punët tuaja që me u marrë me atë? Çka është ai COVID?”.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat