Nuk i kupton asnjë fjalë, por Cardi B e adhuron këtë këngë shqiptare

Mediale Vip

Nuk i kupton asnjë fjalë, por Cardi B e adhuron këtë këngë shqiptare

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:19
Cardi B

Nëse menduat se Cardi B dëgjon vetëm muzikë rap, e keni gabim. Reperja e famshme jo vetëm që dëgjon muzikë të llojeve të tjera, por është fiksuar me një këngë shqiptare. E kemi fjalën për “Të ka lali shpirt”, këngën e Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit.

Gjatë një videoje live në llogarinë e saj të Instagramit, Cardi B reagon e entuziazmuar kur fillon kënga dhe i ngre volumin muzikës. Videon e ka postuar vetë Silva në Instagram.

Rikujtojmë që kjo këngë ka arritur mbi 500 milionë klikime në Youtube, duke u bërë kënga e dytë shqiptare më e klikuar pas “Bon Bon” të Era Istrefit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat