Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?

Mediale Vip

Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:06
Jennifer Aniston dhe Courteney Cox 

Ato të dyja ishin pjesë e serialit ‘Friends’, komik dhe shumë pozitiv.

Por, jeta e tyre personale ishte pak më ndryshe, Jennifer kishte probleme gjatë fëmijërisë me nënën e saj. Babai i saj e braktisi të ëmën kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare dhe mamaja e shfrynte tërë mllefin tek Jennifer.

Ajo e përqeshte pasi Jennifer ishte topolake duke i thënë se hunda e saj ishte shumë e madhe dhe se sytë e saj ishin shumë larg njëri-tjetrit.

Pa mbështetje morale nga nëna e saj, Jennifer kishte disleksi që në fëmijëri dhe nuk ndihej mirë me pamjen e saj.

Jennifer provoi fatin e saj në TV, katër shfaqjet e saj të para u anuluan dhe nuk u shfaqën kurrë.

Jennifer Aniston (Foto: Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Courtney kishte një jetë të bukur me një familje shumë të dashur, ajo kishte lënë shkollën që të bëhej modele dhe kishte mbështetjen e madhe të familjes.

Ajo arriti sukses të menjëhershëm me serialin ‘Family Ties’.Kur u kompletua kasti i aktorëve të ‘Friends’, Courtney fitoi rolin e ‘Monica’, një vajzë e suksesshme dhe shumë konkurruese, ndërsa Jennifer rolin e ‘Rachel’, vajzë e llastuar e cila piqet me kalimin e kohës.

Aso kohe, Jennifer po kalonte një periudhë të vështirë, ajo kishte shumë pak vetëbesim dhe ndihej e turpëruar nga disleksia që kishte. Courtney ishte pikërisht ajo për të cilën kishte nevojë Jennifer, ajo u tregua shumë e mirë me të duke i dhënë mbështetje e nevojshme.

Jennifer punoi jashtë orarit për të përmirësuar aftësitë e saj në aktrim dhe shumë shpejt i kaloi pritshmërinë që kishte për veten.

Ajo u nominua për katër çmime Emmy dhe fitoi një prej tyre.

Pas shumë vitesh Jennifer kishte një lidhje me Brad Pitt me të cilin u martua, por martesa e tyre përfundoi me divorc.

Jennifer ishte e dëshpëruar, por Courtnety ishte aty për të, ajo e morri Jenniferin në shtëpinë e saj për muaj me radhë, ndërkohë që mundohej t’i siguronte role në aktrim që ta mbante të zënë, pa Coutney, Jennifer do të kthehej përsëri si në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat