Aktores i ndalohet të marrë të dashurin në premierën e filmit, ja pse - Bota Sot
Aktores i ndalohet të marrë të dashurin në premierën e filmit, ja pse

Mediale Vip

Aktores i ndalohet të marrë të dashurin në premierën e filmit, ja pse

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:08
Ana de Armas dhe Ben Affleck

Aktorja Ana de Armas është pjesë e filmit të ardhshëm për James Bondin, “No Time To Die”, i cili do të shfaqet në kinema më 20 nëntor të këtij viti.

Dhe për të qenë i gjithë fokusi te protagonisti kryesor, Daniel Craig, producentët e filmit kanë kërkuar që Ana të shfaqet në premierë pa të dashurin e saj, aktorin Ben Affleck.

“Do të ishte një katastrofë po të ishte i gjithë fokusi te afeksioni publik i Benit dhe Anas që do ta linte nën hije evenimentin”, ka thënë një burim për The Sun.

Ana dhe Ben nisën lidhjen pas xhirimit të trillerit erotik, “Deep Water”, në vitin e kaluar, ndërsa në mars të këtij viti e bënë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat