E veshur me leopard dhe tmerrësisht seksi, Kylie Jenner protagoniste në klipin e ri të Cardi B! - Bota Sot
E veshur me leopard dhe tmerrësisht seksi, Kylie Jenner protagoniste në klipin e ri të Cardi B!

Mediale Vip

E veshur me leopard dhe tmerrësisht seksi, Kylie Jenner protagoniste në klipin e ri të Cardi B!

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:35
Kylie Jenner

Cardi B i ka rritur akoma më shumë temperaturat, pasi ka publikuar klipin më të ri, që është një bashkëpunim me Megan Thee Stallion.

Kënga e re titullohet “Wap” dhe përmban skena mjaft seksi dhe +18. Por paraqitja e befasishme e Kylie Jenner në videoklipin e shumëpritur ishte surpriza më e madhe për fansat e 22-vjeçares.

Kylie tërheq vëmendjen me veshjen e saj leopard, në një korridor të frymëzuar nga ai në filmin “Alice In Wonderland” (Eliza në botën e Çudirave).

Bukuroshja shfaqet e veshur me një body me print leopardi dhe një palë çizme të gjata në të njëjtin dizajn, ndërsa shfaqet për vetëm pak momente në minutën 1:39.

E gjithë skena është e filmuar në slow motion dhe kjo e bën akoma më tërheqëse paraqitjen e Kylie Jenner.

Image
Instagram

Skena është përgëzuar edhe nga motra e saj Kim Kardashian, e cila nuk mund të rrinte pa bërë një koment në Instagram, ku shkruan “O ZOT”!

Klipi më pas vijon me skenat mjaft erotike të dy repereve Cardi B dhe Megan Thee Stallion, si dhe pamjet me gjarprinj, statuja prej ari dhe hire femërore, me gjoks si shatërvanë dhe të pasme si aksesorë zbukurues në vilën gjigante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat