Covid-19, ky është apeli i Rita Orës - Bota Sot
Covid-19, ky është apeli i Rita Orës

Mediale Vip

Covid-19, ky është apeli i Rita Orës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:32
Rita Ora

Me një videomesazh u është drejtuar ndjekësve të saj.

Si pjesë e UNICEF në Britani të Madhe, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, u është drejtuar ndjekësve të cilëve u ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj pandemisë që ka prekur gjithë globin.

Ajo kujtoi dëmet e Covidit, që ndaloi fëmijët nga shkolla e foshnjët nga çerdhët, por, sipas saj, e gjithë kjo do të kalojë, me rëndësi është kujdesi.

Gjithashtu, Rita bëri thirrje që ata që kanë mundësi të bëjnë donacione në UNICEF të BM, në mënyrë që të gjithëve t’u dilet në ndihmë.

Kjo video që u xhirua në ambiente shtëpie, më pas u vazhdua me interpretim të këngëve LIVE nga vet këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat