“Capital T dhe Adrola janë në lidhje”, reperi i jep përgjigjen e papritur ndjekësit - Bota Sot
“Capital T dhe Adrola janë në lidhje”, reperi i jep përgjigjen e papritur ndjekësit

Mediale Vip

“Capital T dhe Adrola janë në lidhje”, reperi i jep përgjigjen e papritur ndjekësit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:31
Capital T dhe Adrola

Capital T ka nxitur akoma më shumë thashetheme me veprimin e fundit.

Capital T dhe Adrola Dushi janë përfolur për një lidhje të mundshme tash e sa ditë.

E gjithë kjo erdhi fillimisht pasi Capital T kishte publikuar një fotografi krah modeles, duke lënë edhe një emoji zemër në positm.

Pasi filluan të qarkullojnë zërat për një romancë të mundshme mes tyre, u kuptua se Adrola ishte pjesë e klipit “C’est la vie” të reperit.

Por, tashmë ata të dy ende thuhet se kanë diçka më shumë se miqësi dhe zërave u hodhi ‘benzinë’ edhe më shumë Capital T së fundi.

Ai ka publikuar një video, ku një prej ndjekësve i shkruan “Capo dhe Adrola janë ne lidhje. Kapo e ka kaluar javën e fundit në pushime afër Tiranës dhe në Tiranë ku është parë sëbashku me Adrolën, p.sh ne Uka farm. Në Kep Merli të dy njihen prej kohësh dhe ku dëshmohet se ata janë më shumë se miq”.

Përgjigja e reperit ka lënë të gjithë pa fjalë, ku shkruan “Unë jam playboy”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat