Milioneri vrau veten brenda shtëpisë, Bes Kallaku zbulon lidhjen me të

Mediale Vip

Milioneri vrau veten brenda shtëpisë, Bes Kallaku zbulon lidhjen me të

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:33
Bes Kallaku, Eugert Lazaj

Aktori Bes Kallaku ka kujtuar me anë të një postimi në Instagram, mikun e tij të ndjerë, biznesmenin Eugert Lazajt. Ky i fundit u gjet pa shenja jete në banesën e tij më 30 korrik.

Bashkë me foton e postuar, Kallaku shkuan se e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe “me buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Sipas tij, kush e ka njohur, e di shumë mirë se ç’njeri ishte Eugerti.

Postimi i plotë

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”

Kujtojmë këtu se Eugert Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Ai u gjet i pajetë në orën 07:00 dhe pranë tij policia gjeti një armë zjarri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat