Rrjeti po zien sërish për Kiarën dhe Butrintin dhe këtë herë shkak u bë vetë moderatorja!

Mediale Vip

Rrjeti po zien sërish për Kiarën dhe Butrintin dhe këtë herë shkak u bë vetë moderatorja!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:17
Kiara Tito, Butrint Imeri

Prej vitesh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.

Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në vende të njëjta, mirëpo asnjëherë nuk e pranuan se kishin një romancë bashkë.

Kohët e fundit është përfolur se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithatë detaje të ndryshe i kthejnë hera-herës në vëmendje të publikut.

Së fundmi, duket se moderatorja ka ngjallur të tjera dyshime.

Ajo ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku mes të tjerave është pyetur edhe se çfarë shenje horoskopi ka i dashuri i saj.

“Miu në horoskop kinez”,- është përgjigjur Kiara. Mirëpo, nëse për dikë kjo duket një përgjigje funny, të tjerë janë më të thellë në llogaritë që bëjnë.

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar ku çdo vit në atë cikël lidhet me një shenjë kafshe. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes dhe shenja e “Miu” ka këto vite: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008.

Për ata që nuk e dinë, Butrinti ka lindur në 1996 dhe është pikërisht shenja e miut në horoskopin kinez.

Tani nuk dimë të themi me siguri a na vërteton kjo se dyshja vijon ende të jenë bashkë, apo ka qenë një përgjigje e shpejtë e moderatores që rastësisht na çoi te këngëtari.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë ndonjë lojë e vockël për të na bërë lëmsh, por mbetemi në pritje të detajeve të tjera.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, në media u raportua se Kiara dhe Butrinti mund të kenë qenë bashkë me pushime në jug, nxitur nga koha dhe destinacioni në dukje i njëjtë.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat