Ups! Modelja e njohur i zbulon surprizën Butrintit dhe s’po na mban më vendi!

Mediale Vip

Ups! Modelja e njohur i zbulon surprizën Butrintit dhe s’po na mban më vendi!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 06:54
Dorina Gegiçi, Butrint Imeri

Një muaj më parë Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari tërhoqi vëmendje sepse shfaqej biond.

Kënga u pëlqye shumë nga fansat dhe numëron miliona klikime, teksa na ka shoqëruar gjatë këtyre javëve kudo.

Ditën e djeshme u raportua se autori i hitit ‘Xhanëm’ po bashkon forcat me Nora Istrefin dhe janë gati të na sjellin një bashkëpunim, teksa nuk ka ende detaje të reja.

Ajo që po merr vëmendjen e fansave së fundmi, është kjo video e modeles së njohur Dorina Gegiçi, e cila shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit.

Nga ana tjetër, kënga duket të jetë shumë ritmike, teksa bie në sy edhe komenti i Butrintit që ka shkruar “Phantom”, dhe mendohet se ky është titulli i këngës, megjithëse për ta saktësuar na duhet të presim.

Nuk mund të themi me siguri nëse bëhet fjalë pikërisht për duetin e këngëtarit me Norën, apo për ndonjë projekt solo, por me aq sa dëgjuam nuk po na mban më vendi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?

A post shared by Dorina Gegiçi (@dorinagegici) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat