Pas deklaratës së papritur të Cardi B për Nicki Minaj, prisni që gjërat të marrin drejtim tjetër!

Mediale Vip

Pas deklaratës së papritur të Cardi B për Nicki Minaj, prisni që gjërat të marrin drejtim tjetër!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:01
Cardi B dhe Nicki Minaj

Cardi B dhe Nicki Minaj kanë një histori shumë të ndërlikuar, por duket se kjo e para është e gatshme t’i japë një shans Nickit që të rregullojnë marrëdhënin mes tyre.

Në një intervistë për Apple Music, Cardi B foli me gazetarin Nadeska Alexis për këngën e saj të re me Megan Thee Stallion, “WAP”, si dhe rrugëtimin e repereve në historinë e repit. Cardi vuri në dukje se kur ajo ishte e vogël, ka pasur konsiderata për shumë femra repere, duke shtuar se mes tyre është edhe një femër e veçantë që “vazhdon të dominojë” industrinë.

“Kur isha e vogël, diku te 8 vjeç…Jo, prit… Kur isha gjashtë, shtatë ose tetë, kishte shumë repere. Pastaj erdhi një kohë që nuk kishte fare. Unë dëgjoja non stop këngët e viteve 2000. Më duhet t’u bëja replay sepse nuk kishte asnjë repere. Dhe pastaj ishte një reper femër që mbizotëroi për një kohë shumë të gjatë. Ti e di se çfarë po them? Dhe ajo bëri shumë mirë. Ajo dominon ende.”

Ndërsa ka pasur një tension të konsiderueshëm mes reperëve, ka kaluar një kohë e gjatë që kur ato nuk janë përplasur më me njëra-tjetrën. Marrëdhënia e tyre arriti kulmin në vitin 2018 kur u konfrontuan fizikisht në New York Fashion Week. Mirëpo, me sa duket tashmë i kanë lënë mënjanë zënkat e tyre.

Gjatë intervistës së saj në Apple Music, Cardi foli edhe për stereotipin se femrat në muzikë nuk e mbështesin njëra-tjetrën, e cila shpesh vlerësohet si një nga arsyet e zënkës së saj me Nickin.

“Ndjehem sikur njerëzit po dëshirojnë t’i vendosin artistët femra kundër njëra-tjetrës,” tha Cardi. “Sepse çdoherë që shoh se ka një artiste femër që po vjen në industrinë e muzikës dhe është e sukseshme marrë komente të tipit ” Oh, do të të zëjë vendin.” Dhe kjo thjesht më bën të ndjehem… dreqin, pse duhej të ishte kështu? Pse duhet të funksionojë kështu? “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat