“Lutem çdo ditë!” Për ditëlindjen e Afronës, Blero na tregoi se është mashkulli më me fat!

Mediale Vip

“Lutem çdo ditë!” Për ditëlindjen e Afronës, Blero na tregoi se është mashkulli më me fat!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:33
Blero Muharremi dhe Afrona

Blero Muharremi na ka treguar se është mashkulli më më fat që ka pranë një bashkëshorte si Afrona.

Këngëtari i njohur ka bërë një dedikim mjaft romantik për ditëlindjen e Afronës, për të cilën shprehet se është njeriu më i mirë që ka njohur ndonjëherë.

Teksa i uron ditëlindjen, Blero shprehet se lutet çdo ditë që të ketë pranë një femër si Afrona me edukatë dhe dashuri familjare.

“Dashuri, krenari dhe plot fat jam përmbushun nga ty gruaja ime. Ti je njeriu më i mirë që kam njohur ndonjëherë, ti je e përmbushur me edukatë dhe dashuri familjare. Jam njeriu me fat që të kam takuar, lutem çdo ditë që të mbetet ashtu. Urime ditëlindja frymëmarrja ime”, shkruante Blero në postimin e tij.

Dyshja më në fund është bashkuar pas qëndrimit larg për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë. Ata i kaluan pushimet në Dhërmi dhe dukeshin më të lumtur se kurrë që janë sërish në krahët e njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat