Paris Jackson ndahet nga i dashuri

Mediale Vip

Paris Jackson ndahet nga i dashuri

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:46
Paris Jackson dhe Gabriel Glenn

Paris Jackson dhe Gabriel Glenn janë ndarë, shkruajnë mediat e huaja.

“TMZ” ka raportuar se Paris  ka vendosur të ndahet nga Gabriel në mënyrë që të ketë mundësinë t’i përkushtohet vetes. Çifti filloi të shoqërohej për herë të parë në nëntor të vitit 2018.

“Që kur filluam të dilnim bashkë, thamë që nëse marrëdhënia në çift nuk do të funksionojë, gjithmonë do të mbeteshim në jetën e njëri-tjetrit”, kishte thënë Gabriel.

Ndërsa edhe Paris i kishte thënë dikur disa fjalë.

“Nuk është aq e bukur sa ç’duket në filma. Mund të bëhet e shëmtuar. Por mund të bëhet edhe më e bukur se nëpër filma”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat