Policia e Kosovës i ofroi përcjellje njeriut që e promovon drogën

Mediale Vip

Policia e Kosovës i ofroi përcjellje njeriut që e promovon drogën

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:05
Mozzik

Reperi nga Kosova, Mozzik, ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”.

Ai dje qëndroi në qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës.

E gjatë rrugës për atje ishte shoqëruar nga eskorta e Policisë së Kosovës.

Mozzik të cilin e shoqëroi Policia e Kosovës është një prej atyre këngëtarëve të Kosovës që e promovon drogën.

Për më tepër ai ka të lansuar një këngë me titull “Cocaina”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat