Cardi B takon Joe Bidenin dhe i thotë se “Nuk duam premtime të rreme”

Mediale Vip

Cardi B takon Joe Bidenin dhe i thotë se “Nuk duam premtime të rreme”

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 21:24
Cardi B/Joe Biden

Cardi B ka zbuluar se ajo ka folur me Joe Biden dhe se i ka thënë atij nëse ai dëshiron që njerëzit të votojnë për të duhet të mos premtime të rreme, shkruan NME.

Duke folur në një intervistë të re, reperja,e cila në fillim të kësaj jave publikoi këngën e saj të re “WAP” me Megan Thee Stallion , diskutoi për kandidatin demokrat, zgjedhjet e ardhshme dhe nevojën urgjente për të votuar.

Ndërsa e pyetur se si ndjehej pasi Bernie Sanders për të cilën ajo fillimisht shprehu mbështetje, u largua nga gara, Cardi tha: “Unë jam e inatosur, por jam mirë”, para se të zbulonte se ka biseduar me Joe Biden.

“Gjithmonë kam menduar që ai e ekuilibron Obaman sepse kam menduar se është konservator, por kjo do t’i tërheqë votat nga njerëzit që janë në mes. Mendoj që ai i kupton njerëzit që janë duke vuajtur. Ai kupton se për çka kemi nevojë. Njerëzit mendojnë që duam shumë, por në fakt duam gjëra të thjeshta”.

Cardi ka thënë se në bisedën e ish zv presidentin, ajo ka shprehur që duhet të dëgjohen kërkesat e popullit: “Ia bërë të ditur se nuk duam premtime të rreme. Nuk duam pallavra vetëm për të votuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat