Publikohet video kur Tayna këndonte këngën e Soni Malaj para se të bëhej e famshme!

Mediale Vip

Publikohet video kur Tayna këndonte këngën e Soni Malaj para se të bëhej e famshme!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 21:38
Tayna/ Soni

Tayna është kthyer në një nga reperet më të dashura për shqiptarët dhe talenti i saj është mjaft i dukshëm. Sukseset e Taynës kanë qenë të shumta këto vitet e fundit, duke e kthyer atë një ndër më të paguarat në Shqipëri.

Por para se të bëhej e famshme, ajo mesa duke ka qenë fanse e Soni Malaj, një nga këngëtaret më të talentuara dhe që ka inspiruar shumë breza.

Dikur Tayna ka marrë pjesë në një talent show dhe ka zgjedhur të këndojë këngën e Sonit “Ndarja”. Këtë video e ka shpërndarë një fanpage e reperes, ku duket mjaft ndryshe nga çfarë është sot. Tani Tayna shihet më e kuruar se kurrë dhe bën një jetë mjaft luksoze.

Do ishte një surprizë mjaft e bukur nëse Soni dhe Tayna do vinin me një bashkëpunim në të ardhmen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat