Jennifer Lawrence nis përgatitjet e ditëlindjes së saj

Mediale Vip

Jennifer Lawrence nis përgatitjet e ditëlindjes së saj

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:17
Jennifer Lawrence

Aktorja Jennifer Lawrence, ka filluar përgatitjet për ditëlindjen e saj të 30-të.

Jennifer sipas planeve do të festojë ditëlindjen me miqtë e fëmijërisë në Kentucky dhe më vonë në vilën e saj në Los Angeles.

Fillimisht aktorja  kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në Greqi me burrin e saj Cooke Maroney, me të cilin u martua tetorin e kaluar.

Por  siç raporton The Mirror,Lawrence  ka vendosur të argëtohet në një festë me familjen në shtëpinë e saj në Kentucky dhe me miqtë që e kanë njohur gjatë gjithë jetës.

Ndërkohë më vonë, atë e pret edhe një festë tjetër me kolegë dhe yje të Hollywood-it në Los Angelos.

Të ftuara në festë do jenë edhe Emma Stone, Amy Schumer e Adele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat