Dashuria ka edhe sakrifica, si kjo e Dua Lipës për Anwar Hadid!

Mediale Vip

Dashuria ka edhe sakrifica, si kjo e Dua Lipës për Anwar Hadid!

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:31
Dua Lipa, Anwar Hadid

Prej më shumë se një viti, këngëtarja Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid, po shijojnë lidhjen e dashurisë që është kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave.

Dy zogjtë e dashuruar janë bërë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri dhe gati në çdo foto të shkrepur vitin e fundit, janë sigurisht së bashku!

Madje, lidhja e tyre tashmë e konsoliduar vazhdon të bëhet serioze dita ditës, aq sa Dua vendosi të bëjë një sakrificë të madhe për të dashurin e saj.

Këngëtarja shqiptare ka vendosur të lërë Londrën dhe të zhvendoset në Los Angeles. Kjo vetëm për të qenë sa më pranë Anwar-it.

Duke qenë se e gjithë familja e tij ndodhet në Los Angeles, Dua ka marrë një shtëpi shumë pranë tyre për të kaluar më shumë kohë me dashurinë e saj.

Duke iu frikësuar një tjetër vale masive të pandemisë, këngëtarja vendosi ta bëjë që tani këtë lëvizje, në mënyrë që për ç’do rast të jetë pranë Anwar-it.

Dashuria i ka këto sakrifica!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat