Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn po bëhen prindër për herë të parë

Mediale Vip

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn po bëhen prindër për herë të parë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:23
Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn

Pas heshtjes gjatë karantinës, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn pritet që brenda javësh të bëhen prindër.

Ed Sheeran dhe gruaja e tij Cherry Seaborn raportohet se presin së bashku fëmijën e tyre të parë, shkruan DailyMail.

Këngëtari 29 vjeç që kryeson tabelat dhe Cherry 27 vjeçe, të cilët për herë të parë janë takuar në shkollë, thuhet se brenda javësh do të bëhen prindër, pasi mbajtën qetësinë e shtatzënisë gjatë bllokimit global të COVID-19.

Një burim i tha The Sun: “Ed dhe Cherry janë shumë të lumtur. Ata janë shumë të ngazëllyer, por i kanë mbajtur gjërat të fshehta. Bllokimi ishte një justifikim i përsosur për të mos parë më shumë, por gjërat po afrohen, kështu që ata kanë filluar të tregojnë  për miqtë dhe familjen”.

“Ata po bëjnë vetëm përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vije gjatë kësaj vere. Është një moment vërtet i lumtur dhe familjet e tyre janë të gëzuar për ta dhe presin me padurim lindjen e foshnjës”, tha ndër të tjera ai.

Lajmi vjen pasi Ed njoftoi vitin e kaluar se do të pauzojë një kohë të gjatë nga karriera, për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën personale.

Çifti janë bashkë tash e pesë vite, Ed konfirmoi verën e kaluar se ai dhe Cherry janë kurorëzuar në një ceremoni private në janar të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat