G4shi realizon tatuazh të ri dedikuar nënës së tij

Mediale Vip

G4shi realizon tatuazh të ri dedikuar nënës së tij

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:55
Gashi

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ditë më parë publikoi albumin e ri të titulluar “1984”.

Ky album përfshin projekte e bashkëpunime të shumta, ndërsa në mesin e tyre një këngë ia ka dedikuar edhe të ëmës.

Kur jemi te kjo e fundit, Labinot Gashi (emri i vërtetë) së fundmi mes tjerash ka realizuar edhe një tatuazh të ri me përshkrimin “MAMA”.

Momentin e realizimit të videos e ndau në një postim në InstaStory, përkundër se prindërit vite më parë e kritikuan për tatuazhe.

Në një deklaratë, G4shi theksoi se familja po e ‘sulmojnë’ pasi po bën vazhdimisht tatuazhe të reja.

Pas “1984”, reperi nga Kosova bëri edhe një dokumentar në lidhje me vështirësitë dhe sfidat që kishte hasur në karrierë.

Ai po ashtu ka etiketuar edhe festivalin “Sunny Hill” meqë në 2018 ishte kthyer pas 18 vitesh në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat