Nuk duam të përhapim panik, por Bora dhe Donaldi mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre!

Mediale Vip

Nuk duam të përhapim panik, por Bora dhe Donaldi mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:12
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Dy zogjtë e dashuruar nuk na i kursyen në rrjete sociale momentet e ëmbla me njëri-tjetrin, duke ndarë vazhdimisht foto e video nga pushimet së bashku dhe jo vetëm.

Duke qenë se Instagram-i sot tregon thuajse gjithçka, na tërhoqi vëmendjen fakti që krejt papritur, në llogaritë e Borës dhe Donaldit u zhdukën të gjitha postimet me njëri-tjetrin.

Prej ditësh nuk kemi parë më story së bashku dhe madje ata nuk ndiqen më as në Instagram.

Nuk duam të përhapim panik, por këto veprime na shtyjnë të mendojmë se çifti i ka dhënë fund romancës sa hap e mbyll sytë.

Në fakt, nuk e dimë ç’ka ndodhur në të vërtetë mes tyre dhe shpresojmë që kjo të jetë thjesht një zënkë e momentit, ndërsa urojmë që gjërat mes çiftit të ëmbël të rregullohen sa më shpejt.

Ditëve të fundit, Bora ka vazhduar të postojë normalisht video me të voglin e saj, Arborin, ashtu si dhe Donaldi ka ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tij e përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat