Zhvendosen përfundimisht nga Los Angeles! Ja në cilin vend do të jetojnë tashmë Meghan, Harry dhe Archie!

Mediale Vip

Zhvendosen përfundimisht nga Los Angeles! Ja në cilin vend do të jetojnë tashmë Meghan, Harry dhe Archie!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:14
Meghan, Harry dhe Archie

Pas largimit me dëshirë të plotë nga pallati mbretëror dhe heqja e titujve, jeta e dukës dhe dukeshës së Sussex ka qenë në pikëpyetje.

Çifti vendosi të nisë një jetë të thjeshtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas shumë përpjekjesh mbyllën çdo “hesap” me familjen mbretërore.

Meghan dhe Harry hoqën dorë nga çdo detyrim ndaj mbretëreshës, mirëpo i premtuan asaj se do t’i qëndrojnë gjithmonë pranë sa herë të ketë nevojë.

Prej disa kohësh, çifti po jetonte në Los Angeles së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison.

Mirëpo, ditëve në këtë vend i erdhi fundi dhe dyshja është zhvendosur në një tjetër vend.

Harry dhe Meghan kanë blerë një shtëpi të tyren në Santa Barbara të Kalifornisë, pasi i duket vendi ideal për të rritur të birin.

Ata kanë preferuar ta mbajnë Archie-n sa më larg zhurmave të Los Angeles dhe shpresojnë t’i ofrojnë atij një jetë sa më të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat