Prishet marrëdhënia mes Donaldit dhe Borës?

Mediale Vip

Prishet marrëdhënia mes Donaldit dhe Borës?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:12
Donaldi dhe Bora

Dikush që lexon titullin e artikullit do të mendonte se është prishur marrëdhënia televizive e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, sepse të tillë janë pasi punojnë në ekran, dikush tjetër do të mendonte se është prishur marrëdhënia shoqërore, pasi shpesh shoqërohen bashkë, por nga ana tjetër nuk janë të paktë ata që aludojnë se është prishur marrëdhënia e tyre e dashurisë, pasi shpesh fliten në portale për një romancë, e cila duket se diçka nuk po shkon siç duhet!

Në mediat online orët e fundit po qarkullon me shpejtësi lajmi se, Bora dhe Donaldi mund të jenë ndarë, e gjitha kjo nisur nga fakti se nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në llogaritë e tyrë në rrjetin social më popullor në botë, Instagram!

Por nuk mbaron me kaq! Zemani dhe Veshaj kanë fshirë fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale. Të ketë ndodhur një krisje në marrëdhënie, apo të jetë kjo një përgatitje për surprizat që mund të kenë rezervuar për shtator-in, sezonin e ri televiziv? Urojmë kjo e fundit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat