Ciara publikon video duke bërë ‘twerk’, të cilën e realizoi dy ditë para lindjes

Mediale Vip

Ciara publikon video duke bërë ‘twerk’, të cilën e realizoi dy ditë para lindjes

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 09:20
Ciara

Këngëtarja e njohur botërore, Ciara, është bërë nënë për herë të tretë para pak ditësh.

Ajo vi mbajti fansat për nëntë muaj të azhurnuar lidhur me ecurinë e shtatzënisë së saj.

Duke qenë aktive në rrjetet sociale, shpesh artistja ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ATL bred I’m #Rooted. Shot this video 2 days before delivery, Covid style! Out now! ??

A post shared by Ciara (@ciara) on

Së fundmi, këngëtarja e njohur publikoi një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke bërë ‘twerk’, teksa tregoi se e realizoi videon dy ditë para lindjes.

Ani pse ishte në prag të lindjes, 34-vjeçarja duket se nuk e pati problem që të vallëzojë dhe të bëjë lëvizje provokuese.

Komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve janë habitur nga kjo energji e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat