Nuk zgjati as 1 vit! Miley dhe Cody i japin fund lidhjes dhe pas kësaj që tha këngëtarja, i kthyem sytë nga Liam!

Mediale Vip

Nuk zgjati as 1 vit! Miley dhe Cody i japin fund lidhjes dhe pas kësaj që tha këngëtarja, i kthyem sytë nga Liam!

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:50
Liam Hemsworth, Miley Cyrus, Cody Simpson

Romanca e Miley Cyrus dhe Cody Simpson ka marrë fund!

Një burim konfirmon për PEOPLE se çifti u nda disa javë më parë pas 10 muajsh të lidhur. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

Në fillim të këtij muaji, Simpson, 23 vjeç, publikoi një dedikim të ëmbël  për Cyrus, 27 vjeç, në Story në Instagramin e tij, duke shkruar, “I dashuruar me miken time më të mirë”.

Simpson ka qenë gjithmonë përkrah këngëtares dhe zbuloi se ajo nuk ka pirë alkool në  gjashtë muajt e fundit.

“Ai po bën një jetë të shëndetshme dhe e mbështet Miley-n”, tha një burim për PEOPLE në korrik.

“Të qenit me Miley-n është një gjë e mrekullueshme në jetën time”, është shprehur Cody duke e quajtur yllin e pop-it “krijuese dhe frymëzues si dhe shumë të pavarur” në një intervistë në prill me The Sydney Morning Herald.

Cyrus dhe Simpson u lidhën për herë të parë në tetor 2019, menjëherë pasi ajo u nda nga Kaitlynn Carter, aktorja e njohur me të cilën kaloi një romancë të shkurtër pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.

“Ishte herët, por miqësia e tyre është e gjatë dhe më e thellë nga sa e kuptojnë njerëzit. Megjithëse fillimisht u takuan gjatë fazave të tyre më të vështira, ata janë të matur tani dhe janë të përqendruar te shëndeti, puna dhe kalojnë kohë së bashku. Duket mjaft ideale për mua” tha menaxheri i Cody-t, Matt Zeidman për PEOPLE në atë kohë.

Por çfarë bëri Miley Cyrus pas ndarjes nga Cody?

Epo ajo e ka kthyer vëmendjen te ish-bashkëshorti duke kujtuar herën e parë që ka kryer marrëdhënie me një mashkull në moshën 16-vjeçare.

Ylli 27-vjeçar foli mjaft hapur kur diskutoi për thyerjen e zemrës, seksualitetin e saj dhe mënyrën sesi Liam Hemsworth ishte mashkulli  i parë me të cilin bëri seks në moshën 16-vjeçare.

“Nuk kam shkuar me ndonjë mashkull deri sa mbusha 16 vjeç dhe përfundova duke u martuar me atë djalë, kështu që kjo është çmenduri”, u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, pavarësisht se fansat mund të mendojnë ndonjë rikthim të Miley-t me Liam, ky i fundit është lumturisht i lidhur me Gabriella Brooks me të cilën po kalon një romancë prej 8 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat