As pandemia nuk i ndalon sukseset e artistëve të rinj! Anduena Tahiri: Radhën e kemi në festivalin e Manastirit

Mediale Vip

As pandemia nuk i ndalon sukseset e artistëve të rinj! Anduena Tahiri: Radhën e kemi në festivalin e Manastirit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:56
Anduena Tahiri: Radhën e kemi në festivalin e Manastirit

Që nga 13 marsi e këndej gjërat kanë ndryshuar për 360 shkallë, nuk është jeta sikur në vitin e kaluar.
Pandemia me Covid 19 ka shkaktuar probleme e rrëmuja të mëdha në çdo pore të jetës, sidomos të artistët dhe artistet pa dallim moshe. 

Këngëtarja e mirënjohur, Anduena Tahiri,  drejtoreshë e “A-mol”, tha se sukseset nuk  po ndalen edhe në kohë të pandemisë. 

Ajo është krenare me vajzat dhe djemtë që po korrin suksese të lakmueshme dhe i përgëzon, duke u zotuar se do të shënojnë suksese edhe më të mëdha në javët e muajt në vazhdim. 

Image

Anduena nuk ndalet, punon me përkushtim në realizimin e të gjitha planeve që ka. 

Edhe në muajt më të vështirë që po kalon globi, që ka ndryshuar jeta  tërësisht, Anduena gjen forcë dhe është ajo e vjetra, që besa edhe më e motivuar drejt sukseseve me këtë gjeneratë brilante.

Image

Sa ishte vështirë në këtë periudhë të arrihen sukseset me artistet dhe artistët e rinj?
“Këtë periudhë e kishim mjaft të vështirë edhe pse jemi në kohë të pakohë ekzistoi mundësia të interpretojnë artistët e rinj live në kushtet shtëpiake duke realizuar video dhe mandej realizuam aplikimin online në shumë shtete të botës, ku për këtë vit festivalet u zhvilluan online.

Image

Vështirë ishte mjaft sepse munguan përgatitjet që zakonisht ne i bëjmë paraprakisht në kursin e muzikës ‘A-mol’.
Por ne dhe në këtë mënyrë arritëm të korrim suksese duke rrëmbyer çmimet e para dhe ftesa të ndryshme nga shtetase të huaj.

Mjaftë suksese si në Itali, Moldavi, Rumani, Gjermani etj.
Tani radhën e kemi në festivalin e drejtuar nga Toni Aleksovski në Manastir dhe uroj të paraqitemi sa më mirë”, tha Anduena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo konfirmon se po përgatiten për festivalin: “Po ashtu ju njoftoj që edhe ne po përgatitemi për festivalin tonë, këtë edicion do ta mbajmë pikërisht me këto rregulla dhe shpresojmë që vitin që do të vije të mbaroj ky ankth që i ka kapluar të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat