Reperi shqiptar thotë se Kanye West e pëlqeu albumin e tij

Mediale Vip

Reperi shqiptar thotë se Kanye West e pëlqeu albumin e tij

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:42
Kanye West

Gashi ka diçka për të thënë për Kanye West.

Reperi Gashi ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri muzikor me titull “1984”.

Albumi i këtij artisti po pritet mirë nga ana e publikut, ndërsa Gashi shprehet tejet i lumtur për suksesin që po e tregon ai.

Së fundi, me anë të një postimi, Gashi thotë se Kanye e ka dëgjuar albumin e tij dhe i ka pëlqyer.

“Kam dëgjuar se Kanye e pëlqeu albumin 1984, gjë që më bëri të lumtur”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, me anë të një positmi Gashi ka thumbuar estradën shqiptare që nuk po e përkrahin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat