Hajdutët hyjnë në rezidencën e Ellen DeGeneres

Mediale Vip

Hajdutët hyjnë në rezidencën e Ellen DeGeneres

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:12
Ellen DeGeneres

Policia thotë se ishin fqinjët e Ellen ata që hynë në rezicencën e saj.

Policia dyshohet se u ka thënë banorëve në lagjen Montecito të Ellen DeGeneres se vjedhja e fundit në pronën e moderatores ishte nga një fqinj, shkruan DailyMail.

Më 4 korrik, rezidenca e Ellen dhe gruas së saj Portia de Rossi u plaçkit, autoritetet thonë se shtëpia e tyre ishte në shënjestër për shkak të statusit të tyre të famshëm,

Raportohet se policia ka deklaruar që krimi në atë shtëpi është bërë nga fqinjët e Ellen.

Shoqata siguroi banorët se komuniteti nuk kishte nevojë të shqetësohej për grabitjet që po ndodhnin.

Enklava ultra ekskluzive është vendi ku jetojnë një mori  miliarderësh dhe të famshëm përfshirë Oprah Winfrey, Ariana Grande dhe javët e fundit Princi Harry dhe Meghan Markle.

Nuk raportohet për sende me vlerë të vjedhura në shtëpi, megjithëse besohet se u vodhën bizhuteri dhe orë me vlerë të lartë.

DeGeneres bleu shtëpinë e stilit Balinez me 8,188 metra katrorë në fillim të vitit 2019 për 27 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat