Thumb ishte ky? Dj Sardi deklaroi se s’do t’i luajë kurrë në jetën e tij këngët e Mozzik

Mediale Vip

Thumb ishte ky? Dj Sardi deklaroi se s’do t’i luajë kurrë në jetën e tij këngët e Mozzik

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:03
Dj Sardi, Mozzik

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pushime on Top” dhe foli për jetën e natës në periudhë pandemie, Dj Sardi bëri edhe një deklaratë që habiti jo pak publikun shqiptar.

I pyetur nga moderatori i emisionit se cila do të ishte kënga apo këngëtari që s’do të pranonte kurrë të luante gjatë punës së tij si Dj, Sardi tha vetëm një emër: Mozzik.

Ai nuk e shpjegoi më tej arsyen pse nuk preferon të luajë këngët e një prej reperëve më të njohur të momentit, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Madje, Sardi u shpreh se nuk do të luante këngët e tij as nëse do t’ia kërkonte dashuria e tij e jetës, vajza bukuroshe bjonde të cilën na e prezantoi së fundmi në një postim në InstaStory.

Mbetet të presim për të zbuluar ç’ka ndodhur mes djemve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat