Jimmy Kimmel i del në mbrojtje Dua Lipës pas kritikave për monologun - Bota Sot
Jimmy Kimmel i del në mbrojtje Dua Lipës pas kritikave për monologun

Mediale Vip

Jimmy Kimmel i del në mbrojtje Dua Lipës pas kritikave për monologun

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:20
Dua Lipa

Jimmy Kimmel ua mbyll gojën kritikuesve të Dua Lipës.

Dua Lipa gjatë kësaj jave mori një detyrë interesante, që ishte udhëheqja e emisionit të famshëm “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja ka dhënë një monolog në këtë emision, ndërsa po ashtu ka bashkëbiseduar edhe me të moshuarit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jimmy Kimmel Live (@jimmykimmellive) on

Në bashkëbisedim me të moshuarit, Duan disa nuk e njihnin fare, madje i dhanë kritika në sy edhe për veshjen.

Ajo pranoi disa kritika për monologun që e dha në emision, një komentues shkruan “Gratë ende nuk janë qesharake”.

Ndërsa, Kimmel i doli në krah Duas duke iu përgjigjur “Nëse dikush do ju fliste juve të paktën një herë në ditë, nuk do të mendoni kështu”.

Megjithatë, jo gjithëkush ka mundësinë që të zë vend si prezantuese në një emision siç është ai i Jimmy Kimmel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat