Reperi shqiptar i lumtur që Kanye West e ka pëlqyer albumin e tij të ri

Mediale Vip

Reperi shqiptar i lumtur që Kanye West e ka pëlqyer albumin e tij të ri

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 21:48
Kanye West

Reperi i njohur shqiptar, Gashi është shprehur i lumtur pasi albumi i tij më i ri është pëlqyer nga bashkëshorti i modeles, Kim Kardashian, Kanye West.

Reperi Gashi ka pak ditë që ka lansuar albumin e ri muzikor me titull “1984”.

Së fundi, me anë të një postimi, Gashi thotë se Kanye e ka dëgjuar albumin e tij dhe i ka pëlqyer.

“Kam dëgjuar se Kanye e pëlqeu albumin 1984, gjë që më bëri të lumtur”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat