Britney Spears do të jetë nën kujdestarinë e babait të saj deri në vitin 2021

Mediale Vip

Britney Spears do të jetë nën kujdestarinë e babait të saj deri në vitin 2021

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 19:11
Britney Spears

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, është duke luftuar për qenë plotësisht e lirë.

Një gjë e tillë vjen asi për një kohë të gjatë babai i saj, Jamie Spears, kishte kontrollin mbi financat dhe vendimet e karrierës së saj, shkruan Mirror.

Pasi ylli i muzikës pop dërgoi letër në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, tashmë është marrë një vendim për çështjen e parashtruar.

Image
 
Tani është zbuluar nga gjyqtari se kujdestaria nga Jamie do të zgjasë deri më një shkurt të vitit 2021.

Për këtë kanë reaguar edhe fansat e këngëtares, të cilët qëndronin jashtë gjykatës duke protestuar, e duke krijuar kampanja që kërkonin lirinë e saj.

Nën moton “FreeBritney”, ata kanë filluar debate të shumta edhe në rrjete sociale, duke e cilësuar lirimin e saj si një hap tjetër në jetën e saj.

Ndërkaq, Jodi Montgomery është ai që po ushtron kontrollin mbi të, pasi babai i saj vitin e kaluar nuk ishte në gjendje ta bënte, pasi kishte probleme shëndetësore.

Vlen të përmendet se Britney nuk ka performuar më që nga viti 2008, në një koncert në Las Vegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat