Pritet mirë kënga “Ma shumë” e Ana Kabashit

Mediale Vip

Pritet mirë kënga “Ma shumë” e Ana Kabashit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 12:35
Ana Kabashi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Ma shumë”.

Kënga, e cila u publikua më 21 gusht, u prit shumë mirë nga publiku dhe reagimet e publikut ishin tejet pozitive.

Duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga lansimi i këtij projekti, tanimë ka filluar të shpërndahet gjithandej nga fansat e miqtë e Kabashit.

Krahas projektit, Ana ka rrëmbyer vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive dhe vallëzimin tërheqës që sjell në klip.

Ndërkohë projektin e gjeni të kompletuar në kanalin zyrtar të ‘Onima’ në platformën YouTube.

Ana përndryshe vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer në skenë, një artiste me vokal e stil të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat