Morena Taraku publikon një tjetër imazh provokues nga xhirimet, shfaqet atraktive me fustanin transparent

Mediale Vip

Morena Taraku publikon një tjetër imazh provokues nga xhirimet, shfaqet atraktive me fustanin transparent

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 15:21
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, këto ditë ka marrë rrugën drejt Shqipërisë për të kryer xhirimet e klipit të ri.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Stresi, pasi dyshja kanë incizuar këngën e tyre më të re të përbashkët, të titulluar “Bad Girl”.

Në rrjetet sociale, dyshja publikuan disa fotografi të përbashkëta nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.

Morena do të shfaqet në një skenë me fustan transparent plot shkëlqim, duke dhuruar kështu një performancë mjaft provokuese për shikuesit.

E me një paraqitje të tillë, Taraku u shfaq edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Këtë herë bukuroshja pozoi para pasqyrës, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat atraktive trupore, për të cilat është e kujdesshme që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Morena përndryshe është shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi një milion njerëz. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

BAD GIRL ?

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat