“Shumë fallco për ndjenjat që thua”, kështu i përgjigjet Romeo ndjekësit

Mediale Vip

“Shumë fallco për ndjenjat që thua”, kështu i përgjigjet Romeo ndjekësit

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 18:32
Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi

Dikush nga ndjekësit i tha Romeos se ndjenjat e tij për Jonidën duken shumë fallco.

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi kohët e fundit kanë filluar që të ndajnë me ndjekësit më shumë imazhe nga momentet e tyre romantike.

Së fundmi ishte Romeo ai i cili ia shprehi dashurinë publikisht edhe njëherë Jonidës. Ai i publikoi disa foto pranë të cilave tha se buzëqeshja e saj është edhe e tija.

Në mesin e shumë komenteve pozitive, kishte edhe nga ato negative. Dikush i tha Romeos se ndjenjat e tij duken shumë fallco dhe nuk ka munguar përgjigja e tij.

“Ndoshta ndjenjat janë ato që thua po fotografia duket shumë fallco për ndjenjat që thua, mendimi im”, ka shkruar ajo.

“Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë”, ka replikuar Romeo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat