Dua Lipa bëhet sërish imazh i parfumit të “YSL Beauty”

Mediale Vip

Dua Lipa bëhet sërish imazh i parfumit të “YSL Beauty”

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 21:57
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është bërë pothuajse ndër figurat më të njohur në industrinë muzikore.

Ajo është duke bërë bujë të madhe përmes projekteve muzikore, të cilat po pëlqehen tej mase nga fansat.

Por, përpos kësaj fushe, Dua së fundmi është bërë edhe imazh i një kompanie të bukurisë, të cilën e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë një video në të cilën shihet me parfumin “Libre Intense”.

“Edhe një tjetër me familjen time YSL Beauty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vitin e kaluar, artistja me prejardhje nga Kosova kishte qenë imazh i po të njëjtës kompani, ndërsa shprehej e lumtur për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat