U aludua se la Amerikën për të dashurin, Adrola Dushi reagon ashpër në rrjete sociale

Mediale Vip

U aludua se la Amerikën për të dashurin, Adrola Dushi reagon ashpër në rrjete sociale

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 07:28
Adrola Dushi

Adrola Dushi është njëra nga modelet shqiptare, për të cilën komentohet në masë të madhe në faqet rozë.

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar aludime se bukuroshja brune ka lënë Amerikën, për të ardhur në Kosovë për të jetuar me të dashurin e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Adrola ka sqaruar njëherë e mirë arsyen e kthimit të saj në trojet shqiptare.

Image

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen në portale, pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar”, shkroi ajo.

Më tutje, Dushi vijoi: “Do të plas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuze për interesa të nuk e di kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë për ndonjë arsye. Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, pasi atje kam njerëzit i dua shumë”.

Po ashtu, para disa ditësh ajo ka festuar ditëlindjen e saj, ku edhe për këtë është përfolur se kishte qenë prezent ‘i dashuri’ i saj.

Ajo po ashtu ka shtuar se të gjitha këto janë fantazi të njerëzve dhe janë shumë larg realitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat