Jonida Maliqi i dedikon fjalët më të ndjera motrës së saj në ditën e lindjes

Mediale Vip

Jonida Maliqi i dedikon fjalët më të ndjera motrës së saj në ditën e lindjes

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 15:15
Motra e Jonida Maliqit

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar se gëzon një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e saj, ndonëse nuk jetojnë në të njëjtin vend.

Së fundmi Jonida ka zgjedhur ta urojë me anë të një postimi në ‘Instagram’ njeriun më të shtrenjtë për të duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

“Po bëhemi pothuajse një vit pa u parë dhe e kam të vështirë sa herë më duhet të flas apo të shkruaj për ju, sepse shpirti më dhemb aq fort që s’ju kam pranë dhe nuk do i gëzojmë këtë herë ditëlindjet tuaja së bashku. Motra ime, mbështetja e vetme pa kushte dhe gjysma ime më e mirë u bëfsh 1000 vjeç! Kaq se e di që pasi të shikosh këtë mesazh do të ha disa të shara të ëmbla nga ti”, ka shkruar Jonida krah fotove të motrës së saj me familjen.

 

Kujtojmë se me postimet e ndryshme Maliqi ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë dhe me mbesën e saj, e cila duket se ka marrë kreativitetin dhe pasionin për muzikë nga tezja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat