E diela ndryshe e ministres Shahini!

Mediale Vip

E diela ndryshe e ministres Shahini!

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 22:55
Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Rrallëherë ndodh ta shohim Ministren e Arsimit, Besa Shahinin, jashtë kostumit të saj zyrtar. Rrjetet sociale më së shumti ajo i përdor si një mjet për të komunikuar gjithçka lidhet me punën e saj si ministre.

Por këtë fundjavë gushti, ka bërë një përjashtim. Këtë të diel së bashku me bashkëshortin e saj, Dardan Molliqajn, kanë vizituar Kanionet e Holtës, në Gramsh.

E qeshur, dhe e zhveshur nga serioziteti që e karakterizon, Shahini ka ndarë foto si rrallëherë nga jeta e saj private.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me Molliqajn, në prill të vitit të shkuar, në një ceremoni të thjeshtë në Prishtinë!

Besa Shahini është një nga ministret më të thjeshta dhe simpatike të qeverisë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat