“Unë me bukë, ajo me gurë!”- Ja për çfarë “ankohet” DJ Sardi ndaj partneres së tij

Mediale Vip

“Unë me bukë, ajo me gurë!”- Ja për çfarë “ankohet” DJ Sardi ndaj partneres së tij

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 06:59
DJ Sardi me partneren

Prej kohësh DJ Sardi ka pranuar se është i dashuruar dhe së fundmi ka bërë publike lidhjen e tij.

Ai po shijon momentet më të bukura të dashurisë dhe tashmë nuk i kursen fotot me partneren e tij në rrjete sociale.

Dy ditë më parë ai postoi një foto ku shfaqej i shtrirë buzë detit së bashku me partneren e tij, teksa shijonin perëndimin e diellit.

Image

Por, mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e “qetë” sa duket.

Së fundmi, ai ka postuar në Instastory dy foto, ku shkruan “Unë me bukë, ajo me gurë”, sigurisht duke bërë shaka.

Image

Këtë herë çifti ka organizuar një piknik buzë detit dhe në foton e parë, Sardi i ofron rrush partneres së tij, e cila në foton e dytë i ka drejtuar “shqelmin”.

DJ Sardi e bëri publike lidhjen e tij në muajin korrik dhe në një intervistë ai tregoi se kishin 12 vite që e pëlqenin njëri-tjetrin.

Edhe unaza në gishtin e partneres së tij, e cila ngriti dyshimet se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi, është një dhuratë që Sardi i ka bërë si një premtim që do ta dojë gjithmonë partneren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat