“Më ke ndryshuar si njeri”, Krid bën 3 muaj sot dhe Klea Huta i dedikoi fjalët më të ëmbla vogëlushit

Mediale Vip

“Më ke ndryshuar si njeri”, Krid bën 3 muaj sot dhe Klea Huta i dedikoi fjalët më të ëmbla vogëlushit

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 07:02
Klea Huta, Krid dhe Elgit Doda

Klea Huta së fundmi është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja dhe këngëtari i njohur, Elgit Doda, mirëpritën në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid, në qershor.

I vogli sot mbush 3 muaj jetë dhe mami Klea nuk mund të mos e ndante gëzimin me ndjekësit e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, ku duken vetëm këmbët e Kridit, shkroi disa fjalë zemre për vogëlushin që i dha titullin nënë.

Image

“O mreti mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”- kanë qenë fjalët që i ka dedikuar Klea të birit.

Krid erdhi në jetë në muajin qershor të këtij viti dhe Klea Huta është kujdesur që portreti i tij të mos publikohet ende, pavarësisht se fotot me të nuk mungojnë në rrjetet sociale të prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat