Meghan dhe Harry nënshkruajnë kontratën me ‘shtëpinë e re”

Mediale Vip

Meghan dhe Harry nënshkruajnë kontratën me ‘shtëpinë e re”

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 00:37
Meghan dhe Harry

Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë një shtëpi të re tashmë: Netflix. 6 muaj pasi hoqën dorë nga anëtarësia në familjen mbretërore, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, kanë firmosur një kontratë disavjeçare për të prodhuar emisione, dokumentarë, programe për fëmijë për platformën e famshme Netflix.

Sipas një deklarate të publikuar të mërkurën, çifti, i cili është transferuar në Santa Barbara, Californi, kanë në plan të fokusohen në disa histori nga jeta e tyre, por edhe në të tjera çështje sociale që gjithmonë i kanë pasur përzemër dhe që, sidomos gjininë femërore e kanë frymëzuar.

“Jetët tona, e secilit në mënyrë të pavarur, por edhe në çift, na kanë bërë të kuptojmë fuqinë e shpirtit njerëzor: kurajën, rezistencën dhe nevojën për të qenë të lidhur”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e çiftit. “Përmes punës sonë, me komunitete të ndryshme dhe në mjediset e tyre, për të ndezur një dritë mbi njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën, fokusi ynë do të jetë krijimi i një përmbajtjeje që që informon, por edhe që jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare.”

Princi ka punuar edhe për dokumentarin “Rising Phoenix”, i cili u shfaq javën e kaluar në Netflix.

Ted Sarandos, një prej CEO-ve të Netflix, tha në deklaratë se Meghan dhe Harry “kanë frymëzuar miliona njerëz në të gjithë botën me vërtetësinë, optimizmin dhe lidershipin e tyre”.

Ai tha se kompania është krenare që ata e kanë bërë Netflix shtëpinë e tyre krijuese, e cila mezi pret të tregojë histori frymëzuese që do të tërheqin vëmendjen e audiencave kudo që ndodhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat