Ronela Hajati ndan imazhe nga festa e ditëlindjes së 31-të

Mediale Vip

Ronela Hajati ndan imazhe nga festa e ditëlindjes së 31-të

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 23:09
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, njihet për një veçanti të interpretimit të këngëve, e poashtu edhe stilit të saj.

Ajo edhe në paraqitjet e saj televizive di si të tërheq vëmendjen e fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.

Bukuroshja brune para disa ditësh festoi ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa ka vendosur që mbrëmjen e djeshme të organizojë një festë.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë imazhe të ndryshme nga festa që e ka organizuar, në të cilat shihet një numër i madh i të pranishmëve.

E veshur me një fustan shkëlqyes, Ronela dukej e mrekullueshme, ndërsa dukjes i ka shtuar edhe makijazh të rëndë.

Artistja shqiptare ka vite që qëndron aktive në industrinë muzikore, duke sjellë projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo lansoi këngën “Bardh’ e blu” me DJ Sardi, për nderë të 100 vjetorit të themelimit të klupit KF Tirana. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat