Yjet e “Black Panther” i bashkohet familjes së Chadwich Boseman në ceremoninë mortore

Mediale Vip

Yjet e “Black Panther” i bashkohet familjes së Chadwich Boseman në ceremoninë mortore

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Familjarë, shoqëri dhe bashkëpunëtorë janë grumbulluar në Malibu ditën e djeshme (e diel), për ti dhënë lamtumirën e fundit Chadwich Boseman.

43-vjeçari ndërroi jetë në muajin e kaluar, pas një beteje që pati me kancer në zorrën e trashë, shkruan Mirror.

Performuesit e Marvel, Lupita Nyong’o, Michael Jordan dhe Winston Duke janë disa nga yjet që kanë vendosur që të bashkohen në ceremoninë private në Malibu.

Detajet në fotografitë e siguruara nga Mirror shfaqnin një tavolinë, në të cilën shihej portreti i aktorit Boseman.

Në të nuk kishin munguar as lulet, të cilat po rrethonin fotografinë e Chadwick.

Sidoqoftë, bota e kinematografisë ka mbetur në ‘shok’ me 28 gusht, pikërisht në ditën kur Chadwich vdiq.

Lajmin për një gjë të tillë e kanë bërë familjarët e tij në rrjete sociale, duke shprehur pikëllim për humbjen. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat