Nëse po kërkoni një ide të veçantë unaze, frymëzohuni nga ajo që Harry i dhuroi Meghan-it

Mediale Vip

Nëse po kërkoni një ide të veçantë unaze, frymëzohuni nga ajo që Harry i dhuroi Meghan-it

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 06:31
Meghan, Harry

Harry i propozoi Meghan-it në vitin 2017 dhe mbi një vit më vonë dukesha u pa me një unazë të re. Rrethi prej floriri të verdhë u ndryshua dhe u mbush me diamante. Harry e ripunoi unazën fillestare dhe i dha Meghan-it një unazë "të përjetshme" të porositur si dhuratë për përvjetorin e tyre të parë të martesës.

"Më 19 maj 2019, Harry surprizoi bashkëshorten duke i dhuruar një unazë që ai kishte krijuar me argjendaren Lorraine Schwartz, ndër të preferuarat e Meghan-it. Rrethi i përjetësisë me diamantë është një homazh i familjes Sussex, me gurët e lindjes të Meghan-it, Archie-t dhe Harry-t (përkatësisht peridot, smerald dhe safir) në pjesën e poshtme të unazës", -shkruajnë autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand në “Finding Freedom”.

Argjendarja shpjegoi se Harry donte ta bënte unazën e përjetësisë "të veçantë" dhe se ai ishte "kaq romantik" dhe "kaq i zhytur në mendime".

Unaza e fejesës së Meghan-it ka tre diamantë: Një diamant i madh në mes dhe dy gurë të çmuar më të vegjël në dy anët.

Pasi çifti shpalli fejesën në 2017-ën, Harry tha për BBC:

"Unaza është padyshim ari i verdhë sepse është i preferuari i Meghan-it, ndërsa gurin kryesor e kam marrë nga Botsvana. Diamantët e vegjël në të dy anët janë nga koleksioni i stolive të nënës sime, për t'u siguruar se ajo është me ne në këtë udhëtim të çmendur së bashku.”

Më gjeni një unazë më domethënëse se kaq!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat