‘Rrëfëhet’ Michelle/ Për martesën dhe vështirësitë e saj

Mediale Vip

‘Rrëfëhet’ Michelle/ Për martesën dhe vështirësitë e saj

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:12
Michelle Obama

Michelle Obama rrëfen se ka patur raste kur ajo ka dashur ta shtyjë bashkëshortin nga dritarja dhe se martesa duhet të konceptohet si përzgjedhja e një ekipi basketbolli në diskutime të sinqerta për marrëdhënien.

Në episodin më të fundit të podcasteve të saj në Spotify, ish zonja e parë tha se çiftet e reja, veçanërisht ata me fëmijë të mitur, stërmundohen të përballojnë lodhjen dhe stresin dhe të ndajnë rolet, duke lënë në plan të dytë marrëdhënien.

“Duhet ta dini se do të ketë kohë të vështira, periudha të gjata kohe, kur nuk mund ta duroni njëri tjetrin. Kishte raste kur unë doja ta hidhja Barakun nga dritarja. Dhe e them këtë sepse duhet ta dini se ndjenjat do të jenë intensive. Por kjo nuk do të thotë që duhet hequr dorë. Dhe këto periudha mund të zgjasin për shumë kohë. ndoshta edhe me vite”, tha ajo.

Çifti Michelle dhe Barak Obama janë takuar në 1989 dhe do të festojnë përvjetorin e 28 të martesës së tyre vitin e ardhshëm. Dhe Michelle, pa diskutim ka jo pak këshilla për të dhënë për të rinjtë, në mënyrë që ata të ndërtojnë martesa më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat