Për tri vite e mbajti të fshehtë; dalin detajet e fejesës së këngëtarit të njohur shqiptar!

Mediale Vip

Për tri vite e mbajti të fshehtë; dalin detajet e fejesës së këngëtarit të njohur shqiptar!

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:35
Irkenc Hyka dhe Abi

Së fundmi ai është kthyer në një prej emrave më të kërkuar të muzikës së lehtë shqiptare.

I njohur si këngëtari që në baladat e tij i këndon më së shumti vuajtjes që shkakton dashuria, duket se jeta private e Irkenc Hykës nuk i ngjan aspak këngëve të tij.

Ndonëse ai vetë ja ka dalë ta mbajë larg publikut jetën private, së fundmi është zbulur se Irkenci prej tre vitesh jeton një histori shumë të bukur dashurie me të zgjedhurën e tij që është një vajzë që nuk i përket botës së showbiz-it.

Dyshja ka ditur ta shijojë larg vëmendjes mediatike romancën e tyre madje pak kohë më parë këngëtari i ka dhuruar partneres së tij unazën e fejesës, që me siguri do të jetë shoqëruar me një propozim romantik për martesë.

Ka qenë Abi, e fejuara e Irkencit ajo që herë pas here poston foto dhe video nga romanca me artistin e njohur duke bërë që më në fund dyshja të zbulohet edhe për publikun e gjerë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat