Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri

Mediale Vip

Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:01
Vladislav Doroni, Naomi Campbell

Naomi Campbell është paditur nga ish i dashuri, Vladislav Doronin.

Biznesmeni rus ka ngritur një proces gjyqësor ndaj Campbell, me pretendimin se posedon disa prona personale që kapin vlerën e 3 milion dollarëve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, gjithashtu biznesmeni rus thotë se Campbell i detyrohet para, pasi ai i dha hua para disa viteve, një shifër që nuk është bërë e ditur.

Doronin dhe Campbell filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2008. Ata qëndruan bashkë për pesë vite, derisa u ndanë në vitin 2013. Doronin është një ekspert ndërkombëtar i pasurive të patundshme dhe themelues i Capital Group, një kompani për zhvillimin e pasurive të patundshme me seli në Moskë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat