Ja vajza që do ta përfaqësoj Kosovën në Venezuelë!

Mediale Vip

Ja vajza që do ta përfaqësoj Kosovën në Venezuelë!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:20
Frontina Gashi

Të hënën që kaloi është përzgjedhur fituesja e Miss Grand Kosova 2020.

Ky eveniment i cili organizohet çdo vit nga Sherif Pacolli, këtë herë është bërë në formë jo të zakonshme për dallim nga vitet e tjera. Përzgjedhja e vajzave është bërë online për shkak të pandemisë kjo ngjarje nuk ka mundur të realizohet me event.

Ne mësojmë se nga 100 vajza të cilët kanë konkuruar për kurorën e artë, modelja e cila është përzgjedhur si më e bukura për ta përfaqësuar Kosovën në Venezuelë është Frontina Gashi. Bukuroshja është pjesë aktive në fushën e Modës.

Ka qenë pjesëmarrëse në Miss Shqiptarja në Botë, Miss North Albania dhe Miss Univers por duke bere punen e palodhshme dhe pa u dorëzuar kurrë Frontina tani morri çmimin që ka dëshiruar gjithmonë. Po ashtu kohët e fundit e kemi parë mjaft aktive në sete fotografike.BS.

Image
Frontina Gashi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat